Home ShowBiz Nuk kishte si të festonte më mirë, Anxhela Peristeri ndan me ndjekësit momente nga 35-vjetori
Nuk kishte si të festonte më mirë, Anxhela Peristeri ndan me ndjekësit momente nga 35-vjetori
0

Nuk kishte si të festonte më mirë, Anxhela Peristeri ndan me ndjekësit momente nga 35-vjetori

0
0

Anxhela Peristeri sot feston ditëlindjen e saj të 35-të dhe duket se ky vit do ta gjejë më të përmbushur se kurrë në aspektin profesional.

Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision dhe kjo nuk është krenari veç për të por për të gjithë ne.

Në këtë ditë të veçantë për të nuk kanë mungur urimet e shumta nga miqtë dhe të afërmit e saj. Këngëtarja ka ndarë një pjesë të momenteve në llogarinë e saj të Instagramit.

Këngëtarja ka postuar tortën që i është bërë dhe në sfond ka një mikrofon.

“Edhe 100 Anxhela”, nuk kishte si të mungonte mbishkrimi i Eurovisionit .

Artistët dhe ndjekësit e saj kanë qenë një suport i madh për Anxhelen dhe kjo mund të themi se është kthyer në një traditë për të gjithë përfaqësuesit në Eurovision.

S’na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Anxhelës edhe 100 vite të lumtura dhe pse jo me fitore në Eurovision.

Anxhela

Link: https://www.instagram.com/p/CMzHoYljcUV/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMaW1VFjllI/