Balerina e njohur Hueyda Elsaid ka humbur një prej njerëzve të saj më të dashur.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo duke treguar se gjyshja e saj ka ndërruar jetë.
Hueyda ka postuar disa foto të saj në instagram dhe krahas fotove shkruan fjalët më të ndjera duke shprehur gjithë trishtimin për largimin e saj nga jeta.
Ajo ka qenë shumë e lidhur me gjyshen dhe këtë e ka dëshmuar përmes fjalëve të ndjera krahas fotove.
“Kisha shpresuar t’i shkruaja këto fjalë sa më vonë, shumë më vonë, por nuk paska qenë e thënë. Si mund të them unë ty lamtumirë e shtrenjta ime, o nona ime gojëmbël, shpirit im, zemra ime. Tik e qenë një gjyshe unike, më ke rritur, më ke edukuar, më ke mbrojtur, më ke këshilluar, më ke frymëzuar e ke qenë përkrah meje në çdo inciativ që kam marrë dhe kur ndoshta të gjithë ishin kundër”, shkruan Huyeda ndër të tjera në dedikimin e saj.
Ajo thotë se ndihet jetime sot, ndërsa shprehet se do ti mungojë mirësia, aroma dhe buzëqeshja e saj.
Krahas këtij postimi, Hueyda ka marrë shumë mesazhe nga miq e fansa të saj të cilët e kanë ngushëlluar për humbjen e gjyshes.
Link: https://www.instagram.com/p/CMy3qphBtK-/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBWKAs4jE0n/