Home ShowBiz I ati hap instagram dhe Oltën e gjen belaja, do të qeshni me lot nga reagimi i tij
I ati hap instagram dhe Oltën e gjen belaja, do të qeshni me lot nga reagimi i tij
0

I ati hap instagram dhe Oltën e gjen belaja, do të qeshni me lot nga reagimi i tij

0
0

Aktorja e njohur Olta Gixhari është mjaft aktive në instagram ku e shohim të ndajë me ndjekësit e saj momente të ndryshme nga përditshmëria e saj me Amar.

Por së fundmi instagramit i është bashkuar edhe i ati i aktores dhe duket se këtë të fundit e ka gjetur belaja duke i bërë reklamë të atit për të fituar sa më shumë ndjekës.

Ajo ka postuar në instagramin e saj profilin e të atit krahas të cilit shkruan: “Ju lutem bëjini follow babait tim, nuk kemi temë tjetër veç instagramit këto ditë.. Unë paskam qenë mbrapa bote mi të keqen babi”

Mesa duket aktorja ka vendosur ti vijë në ndihmë të atit me përdorimin e instagramit dhe për këtë ka ftuar të gjithë ata që njeh që ta  ndjekin.

Kujtojmë se Olta prej më shumë se një viti po jeton në Spanjë ku lindi djalin e saj Amar.

Vogëlushi erdhi në jetë në muajin gusht dhe Olta shpesh herë ndan me ndjekësit foto të ndryshme me vogëlushin, por pa ja zbuluar portretin.

oltaaaa

Link: https://www.instagram.com/oltagixhari/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CK6RZU5nPy9/