Home Aktualitet E pazakontë, një grua hyn nudo në transmetim direkt dhe qëllon moderatoren
E pazakontë, një grua hyn nudo në transmetim direkt dhe qëllon moderatoren
0

E pazakontë, një grua hyn nudo në transmetim direkt dhe qëllon moderatoren

0
0

Një grua totalisht e zhveshur ka hyrë në një studio televizive në Rumani ku moderatorja Mirela Vaida ishte duke drejtuar spektalin.

Gruaja ka hyrë me vrap në drejtim të moderatores duke e qëlluar me gurë, ndërsa kjo e fundit ka bërtitur dhe ka bërë disa hapa mbrapa.

Dy persona të sigurisë kanë ndërhyrë menjëherë për të mbuluar gruan dhe për ta larguar nga studio.

E gjithë kjo skenë është transmetuar në transmetim direkt dhe për pak minuta është ndërprerë transmetimi.

Moderatorja pasi ka rihyrë në transmetim është shprehur e tronditur për ngjarjen ndërsa nuk ka ditur si ta shpjegojë të gjithë këtë situatë.

Videoja ka bërë xhiron e rrjetit duke kapur miliona klikime dhe duke u bërë virale në fare pak kohë.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jEzq7v34UpE

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/xs5zOhBebwI