Home ShowBiz Fjolla dhe Fisniku hapin dyert e shtëpisë luksoze dhe i rrëfejnë të gjitha
Fjolla dhe Fisniku hapin dyert e shtëpisë luksoze dhe i rrëfejnë të gjitha
0

Fjolla dhe Fisniku hapin dyert e shtëpisë luksoze dhe i rrëfejnë të gjitha

0
0

Fjolla Morina dhe partneri i saj Fisnik Syla i dhanë fund beqarisë me një ceremoni madhështore në Maldive.

Këngëtarja tha po, ndërsa zbuloi gjithashtu disa nga momentet më të bukura nga ceremonia përmes disa fotove dhe videove shumë të veçanta.

Së fundmi ata të dy kanë dhënë një intervistë për “Prive”, në shtëpinë ku po bashkëjetojnë dhe ku shohim se mbizotërojnë ngjyrat e tokës dhe një dekor gjithë klas ku është menduar për çdo detaj.

Gjatë intervistës ku janë zbuluar edhe pamjet e shtëpisë së tyre, Fisniku dhe Fjolla treguan se janë në një lidhje prej mëse një viti, por nuk kanë dashur ta bëjnë publike menjëherë.

Fisniku zbuloi gjithashtu se Fjolla nuk ishte arsyeja e ndarjes së tij nga bashkëshortja, pasi ai ishte i divorcuar kur është njohur me këngëtaren.

Nga ana tjetër ata treguan edhe përjetimet e dasmës së tyre.

Fjolla u shpreh se e ka patur pak të vështirë sepse ka qenë larg familjes, por gjatë gjithë kohës ka qenë e emocionuar dhe është e lumtur  që ka gjetur njeriun e zemrës.

fjolaa

fjolllll

fjoll

fjolla

Link: https://youtu.be/RcKcbc0AuWY

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMpRFq7pLlr/