Home ShowBiz Leo bëhet xheloz për motrën, “Ajo do më vjedhë ushqimin…”
Leo bëhet xheloz për motrën, “Ajo do më vjedhë ushqimin…”
0

Leo bëhet xheloz për motrën, “Ajo do më vjedhë ushqimin…”

0
0

Chiara Feragni dhe Fedez u bënë prindër për herë të dytë para disa ditësh.

Ata sollën në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vittoria.

Vogëlushja bashkë me prindërit erdhën dje në shtëpi dhe padyshim patën një mikpritje të veçantë.

Vogëlushi Leo kishte bërë një vizatim për motrën, ndërsa e kemi parë teksa e puth dhe e pëkëdhel gjithë dashuri.

Megjithatë tashmë kanë filluar edhe xhelozitë e para.

Reperi Fedez ka postuar në instagram një video të vogëlushit duke i thënë se motra po qan ngaqë do të hajë.

Vogëlushi dëgjohet të thotë se po qan ngaqë do të hajë ushqimin e tij, e ndërsa Fedez i thotë që nuk është e vërtetë, ai vazhdon të thotë se motra dëshiron ti vjedhë ushqimin.

Më pas të dy bien dakord që të shkojnë tek vogëlushja dhe ti thonë që të mos ja marri ushqimin Leos.

Kjo video është shumë e veçantë dhe reagimi i Leos është më uniku që kemi parë deri më sot.

Link: https://www.instagram.com/fedez/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CM5BqHWnmcN/