0
0
Modelja e njohur Emina Çunmulaj është bërë nënë e dy vajzave dhe shpesh herë në rrjetet sociale e shohim teksa ndan momente të këndshme familjare.
Së fundmi ajo është bërë nostalgjike duke ndarë me ndjekësit në instagram momentet unike të ardhjes në jetë të vajzës së saj.
Ajo ka postuar në instagram disa foto ku pozon me të bijën e porsalindur në gjoks ndërsa e shohim me lot në sy.
“Një ditë që nuk do ta harroj kurrë, ndjenja më e bukur, lot, gëzim dhe bekime”, shkruan ajo në fotot e postuara në instagram ku tregon emocionet dhe ndjesitë që ka përjtuar ditën që është bërë nënë.
Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CFlslrhHcEU/