Home ShowBiz “Mendon të ardhmen me Muratin, por mban qaforen e Locos”, Sindi jep përgjigjen e pazakontë
“Mendon të ardhmen me Muratin, por mban qaforen e Locos”, Sindi jep përgjigjen e pazakontë
0

“Mendon të ardhmen me Muratin, por mban qaforen e Locos”, Sindi jep përgjigjen e pazakontë

0
0

Sindi, një prej vajzave më të diskutuara të “Përputhen” është vënë shpesh herë në qendër të vëmendjes për shkak të debateve të ashpra me disa nga djemtë dhe me opinionistin Arjan Konomi.

Ajo ka shprehur simpati për Muratin dhe për Locon, por ndërsa ky i fundit është larguar nga spektakli, Sindi tha se ne këtë emision është vetëm për Muratin.

Por pavarësisht kësaj deklarate, ajo ka treguar se ka një tërheqeje edhe ndaj Locos duke i bërë kështu fansat e saj lëmsh.

Ata e kanë pyetur Sindin se çfarë do të thotë që shprehet se është vetëm për Muratin, por mban qaforen e Locos.

“Kjo është pra që unë nuk di të aktroj. Loco ishte dikush shumë special për mua në atë reality shoë dhe sërish mbetet. Distanca bën të vetën, por kjo nuk do të thotë që çdo gjë shuhet menjëherë. Është e kotë të aktroj sikur ai nuk ka patur asnjë kuptim për mua aty dhe sikur s’ka ekzistuar”, shkruan Sindi në përgjigje të pyetjes që i bëhet duke I bërë edhe më shumë lëmsh fansat.

Me pak fjalë Sindi vazhdon të jetë e dyzuar mes dy djemve, pavarësisht se njëri është larguar dhe tjetri është ende në emision.

cindii

Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CJKAmDdBOco/,