Home Aktualitet Kitara elektrike e Elvis Presley shitet në ankand për çmimin marramendës
Kitara elektrike e Elvis Presley shitet në ankand për çmimin marramendës
0

Kitara elektrike e Elvis Presley shitet në ankand për çmimin marramendës

0
0

Kitara elektrike e Elvis Presley të cilën e përdori për rikthimin e tij special në vitin 1968 është shitur në ankand për çmimin marramendës prej 450 mijë dollar.

Kitara e famshme në ngjyrë të kuqe u shfaq në ankand pas 52 vitesh që nuk kishte dalë publik dhe nuk ishte përdorur nga askush.

Presley ra në dashuri me këtë instrument që në kohën kur e përdori për herë të parë në një koncert televiziv dhe që prej atij momenti nuk e ka hequr më nga dora.

Kitara doli fillimisht në ankand për shifrën e 250 mijë dollarëve, por shumë shpejt tejkaloi çdo pritshmëri duke u shitur gati sa dyfishi i çmimit fillestar.

Elvis Presley ndërroi jetë në 1977, por konsiderohej si një prej artistëve më të mëdhenj të kohës.

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-9417957/Elvis-Presleys-electric-guitar-used-iconic-comeback-sells-450-000-auction.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMr5Ss_FEmV/