Home Aktualitet Rikthimi në klasa…, komiteti i ekspertëve ndryshon masat
Rikthimi në klasa…, komiteti i ekspertëve ndryshon masat
0

Rikthimi në klasa…, komiteti i ekspertëve ndryshon masat

0
0

Komiteti i ekspertëve ka vendosur sot që të gjithë maturantët të rikthehen në klasa për të vijuar mësimin në shkollë dhe jo më online siç është bërë deri tani në shumë prej shkollave në vend.

Në mbledhjen e rradhës ekspertët e Ministrisë njoftuan se orari do të mbetet i pandryshuar, çka do të thotë se lëvizja nuk do të lejohet nga ora 20:00 e mbrëmjes deri në orën 06:00 të mëngjesit.

Ndërkohë situata e rasteve të reja sipas ekspertëve paraqitet e qëndrueshme madje totali i rasteve aktive ka pësuar ulje gjatë këtyre dy javëve.

Megjithatë ekspertët vijojnë të bëjnë thirrje për të treguar kujdes dhe për respektuar masat me synim uljen e mëtejshme të rasteve pozitive dhe shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të virusit.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=jUvC2Ggt0PY&t=7s

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/