Sot ishte takimi i parë mes Princit dhe Aristelës. Takimi ndezi debate të mëdha në studion e “Për’puthen”. Gjatë takimit Princi u shpreh se takimi i fundit me Jasminën i ka lënë një shije të keqe.
Kjo e fundit nuk e priti mirë këtë deklaratë të Princit dhe kaq mjaftoi që një pjesë e gocave ti kthehen kundër.
Princi u përplas edhe me Sarën dhe për këtë arsye ai u largua nga studioja. Princi i tha Sarës se ata të dy nuk mund të dalin kurrë bashkë , sepse ai nuk ka makina luksoze ashtu siç do ajo.
“Unë nuk të kam ardhur nga mbrapa dhe nuk do të vij kurrë nga mbrapa, sepse nuk kam asnjë makinë luksoze nuk jam i famshëm, sepse ti këta tipa preferon. Ti je sipërfaqësore, materialiste”, i thotë Princi.
“Më mirë të jem materialiste se të jem zhigolo si puna jote që të paguajnë takime me helikopter. Nuk e ka paguar ai takimin, e di vetë ai kush e ka paguar”, ju kthye Sara.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNIXSKmBGyk/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/iamsaramalaj/