Valdrin Sahiti është një nga stilistët më të njohur brenda dhe jashtë vendit. Ai është mjaft aktiv në rrjete sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e tij.
Në disa video të fundit në rrjete sociale Valdrini dhe e bija shfaqen duke ecur me makinë dhe të dy flasin me njëri-tjetrin anglisht.
Me siguri komentet ndaj këtyre videove paskan qenë të shumta saqë stilisti është detyruar që të bëjë një sqarim publik për të gjithë njerëzit që mundohen të japin mend mbi edukimin e fëmijëve të të tjerëve.
Njerëz të dashur që jeni shqetësuar për të folurën e vajzës sime në gjuhën angleze. Ju siguroj që është në duar të sigurta dhe nuk ka asnjë problem me gjuhën shqipe. Madje dhe gjyshërit i ka me titullin Dr.Prof. Faleminderit për shqetësimin tuaj por arsimi jonë ndër breza është në një nivel të lartë. Mënyra se si flasim mes nesh është thjeshtë një qejf i joni dhe nuk i japim llogari askujt -shkruan Valdrini.
Linku: https://www.instagram.com/stories/valdrinsahitiii/2548101039944539061/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNR3Y-8sgN-/?utm_source=ig_web_copy_link