Home ShowBiz Na lodhët me photoshop, video e Bebe Rexhës ndez sfidën mes estradës
Na lodhët me photoshop, video e Bebe Rexhës ndez sfidën mes estradës
0

Na lodhët me photoshop, video e Bebe Rexhës ndez sfidën mes estradës

0
0

Bebe Rexha përpos se është një nga zërat më të njohur të muzikës në estradën tonë dhe jo vetëm , ajo ka dhe një tip shumë të këndshëm.

Këngëtarja është mjaft aktive në rrjetet sociale ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale dhe jo vetëm.

Bebe gjithmonë e ka treguar natyrën e saj moskokëçarëse për opinion e të tjerëve dhe këtë herë skishte si të ndodhte ndryshe.

Nëpërmjet një video me bikini këngëtarja sfidon hapur gjithë adhurueset e photoshopit.

“Jam shumë e lodhur nga photoshopi, dua të shikoj trupat tuaj të vërtetë. Ju jeni të bukur. Të shëndoshë. Të dobët. Celulit. Shenja strijash. Palosje. Më dërgoni videot tuaja. Nuk dua gënjeshtra photoshopi. Çdokush është i bukur”,- ka shkruar Bebe.

Me siguri kjo thirrje e këngëtares do ti fusë në siklet të madh një pjesë të konsiderueshme të vajzave të estradës që pretendojnë se kanë një trup perfekt.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNfbQmPlvW5/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/