Home ShowBiz Ngjan si sorrë, Ardi Asllani tregon tmerrin që kaloi gjatë bashkëpunimit me Jonida Maliqin
Ngjan si sorrë, Ardi Asllani tregon tmerrin që kaloi gjatë bashkëpunimit me Jonida Maliqin
0

Ngjan si sorrë, Ardi Asllani tregon tmerrin që kaloi gjatë bashkëpunimit me Jonida Maliqin

0
0

Ardi Asllani është një nga stilistët më të njohur në vendin tonë. Ai merret me kurimin e paraqitjeve skenike dhe jo vetëm të shumë personazheve të showbizit vendas dhe të huaj.

Në një intervistë të fundit për ‘Soiree’ Ardi ka ndarë streset që ka puna e tij dhe stresi më i madh që paska kaluar ka qenë  ai me Jonida Maliqin.

Gjatë pjesmarrjes së jonidës në Eurovision Ardi  rrëfehet se ka kaluar disa ditë të mira pa gjumë n mënyrë që paraqitja skenike e këngëtares të ishte në nivelin e duhur.

“Filluan komentet aty ç’është kjo e zezë, ngjan si sorrë, kjo duket kështu, ajo duket ashtu. Skena s’ka asgjë. Çdo siklet i madh që ishte karshi mungesës së skenografisë, mungesës së performancës skenike, gjithë gjërat filluan t’i atribuohen veshjes. Të betohem kanë qenë dy netë të miat pa gjumë. Më dukej sikur çdo gjë do prishej, veshja do të prishej. Flisja me Jonidën dhe i thoja çfarë po ndodh. Jonida më thoshte hajde këtu se gjërat nuk janë siç transmetohen atje në Tiranë. Nuk është problem tek organizatori, por është këtu. Unë i thoja Jonidës që sa mirë që e kemi ndarë që ti do vish të hënën, ne do ikim të dielën se në qoftë se nuk dalim në finale, në aeroport të na presin dy grupe me gurë, ty të hënën, neve të dielën”, ka treguar Ardi Asllani.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=EyviVYne18Y

Burimi  fotos: https://www.instagram.com/p/B63WHycgLyo/?utm_source=ig_web_copy_link