Antonela është një nga vajzat më të zhurmshme të emisionit. Që nga hyrja e deri më sot ajo ka treguar se është një nga vajzat më moskokçarse.
Jeta për Antonelën duket se nuk ka qenë aspak e lehtë dhe që në fëmijëri ka pasur trauma.
E gjithë historia ka nisur me të atin, i cili sipas të bijës ishte një person i dhunshëm. Ai kishte dhunuar psikologjikisht dhe fizikisht të gjithë familjen e tij.
Në mes lotësh Antonnela ka rrëfyer detajet e këtyre skenave të tmerrshme që ka qenë vetë dëshmitare në familjen e saj.
Kujtojmë se këtë pjesë të errët të jetës së saj Antonela e ka prekur dhe më parë përciptaz në emision.
Babi rrihte mamin me mjete të rënda në prezencë të të gjithëve dhe unë isha e paaftë që ta ndaloja.
Në aplikacion ajo ka rrëfyer çdo gjë me detaje dhe nga imazhet e saj që shikojmë kuptojmë se e gjithë kjo ka qenë një shok i vërtetë për të.
Linku: https://www.instagram.com/p/CNlG5J8hgqr/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/antonelathereal/