Home ShowBiz Murati zgjodhi Olën, Sindi habit sërish me një tjetër deklaratë për të
Murati zgjodhi Olën, Sindi habit sërish me një tjetër deklaratë për të
0

Murati zgjodhi Olën, Sindi habit sërish me një tjetër deklaratë për të

0
0

Hyrja e vajzës së re në “Përputhen”, duket se trazoi shumë ujërat mes konkurenteve.

Ajo deklaroi se kishte ardhur për Muratin, ndërsa Sindi kishte deklaruar disa ditë më parë se ishte vetëm për Muratin në emision.

Por pasi pa takimin me Olën, Sindi shpërtheu në ofendime duke e quajtur Muratin çunak që jepet për gjënë fizike.

Megjithatë Sindi duket se është penduar për mënyrën se si i foli Muratit dhe për pasojë gjatë pasdites së djeshme i kërkoi të falur dhe i uroi gjithë të mirat.

Ajo sqaroi se pëlqimi për Muratin ishte i vërtetë dhe mbase kishte krijuar ndjenjë, ndërsa shtoi se mbase atë ditë ishte pak e nevrikosur dhe për këtë arsye u shpreh në atë mënyrë.

Në fund Sindi i ka uruar Muratit që të jetë i lumtur gjithmonë, kushdo qoftë lumturia e tij.

murat

Cindi

Link dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL7UIqmFpolV7bOz6TM-V8Cx43Y131gdei0EUw0/

https://www.instagram.com/p/CMuvX6eHQeN/