Home ShowBiz Një dedikim dashurie, Xhesika Ndoja surprizon ndjekësit me projektin e fundit
Një dedikim dashurie, Xhesika Ndoja surprizon ndjekësit me projektin e fundit
0

Një dedikim dashurie, Xhesika Ndoja surprizon ndjekësit me projektin e fundit

0
0

Xhesika Ndoja është një nga vajzat më të zhurmshme të estradës. Ajo ka eksploruar në fusha të ndryshme.

Në tregun muzikor ajo ka disa këngë që kanë shkaktuar zhurmë në media si për muzikën dhe për videoklipet provokuese që veç Xhesika di të bëjë.

Këngëtarja pasditen e djeshme ka surprizuar të gjithë ndjekësit me një projekt muzikor i cili titullohet ‘Pa ty’.

Kënga është bashkëpunim me Eri Qerimin dhe duket se ky bashkëpunim i rrin shumë mirë dyshes në fjalë.

Teksti flet për një dashuri që ka marrë fund dhe i gjithë teksti është mjaft melankolik ku dy të dashuruar i kërkojnë njëri-tjetrit llogari se pse historia e tyre përfundoi kështu.

Kujtojmë se Xhesika ka tentuar dhe fushën e biznesit ku sipas daljeve të saj të fundit  është shprehur se i kanë shkuar mjaft mirë.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=btxgj7IWOQE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/xhesikandoja_official/