Home ShowBiz Nuk i ndahet shpirti nga boja, Selena Gomez zbulon kuptimin e tatuazhit më të ri
Nuk i ndahet shpirti nga boja, Selena Gomez zbulon kuptimin e tatuazhit më të ri
0

Nuk i ndahet shpirti nga boja, Selena Gomez zbulon kuptimin e tatuazhit më të ri

0
0

Selena Gomez është e apasionuar pas tatuazheve, këngëtarja së fundmi ka bërë një tatuazh shpirtëror.

Tatuazhi i ri i Gomez ndodhet në kockën e jakës së saj dhe është një kryq i hollë.

Artisti i tatuazheve të Selenës, Keith Scott “Bang Bang” McCurdy, ndau lajmin me një postim në llogarinë e tij në Instagram.

Midis tatuazheve të saj të tjerë, Selena gjithashtu ka një tatuazh tjetër shpirtëror në kofshën e saj që tregon një palë duar në pozicionin e lutjes.

Sipas Pagesix, Gomez mburret me 15 tatuazhe dhe secili prej tyre dihet se përfaqëson një moment të rëndësishëm në jetën e saj.

Linku: https://www.instagram.com/p/CNtD8AzhxVD/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CIOTOLnDa1O/?utm_source=ig_web_copy_link