Home ShowBiz Zi dhe lot në jetën e saj, këngëtarja shqiptare ndan lamtumirën më të çuditshme
Zi dhe lot në jetën e saj, këngëtarja shqiptare ndan lamtumirën më të çuditshme
0

Zi dhe lot në jetën e saj, këngëtarja shqiptare ndan lamtumirën më të çuditshme

0
0

Këngëtarja Moren Taraku së fundmi ka befasuar të gjithë ndjekësit me një shkrim të gjatë mbi jetën dhe personat që janë pjesë e saj. Në këtë postim mund ta gjejnë veten të gjithë njerëzit që kanë pasur një rol në jetën e saj sadopak.

Sonte kam bërë darkën time më të dashur dhe kam ftuar gjithë ata që më kan munguar e më mungojnë çdo ditë: Sot do ju tregoj sa fort ju dua, pse me mungoni dhe pse syri im pikoi në çdo gëzim kur munguat ju. Ju jeni buzëqeshja e vetme e sinqert drejtë meje që në fakt se shof kurrë por e ndjeje. Sonte kam ftuar gjithë ata që jetojnë brenda zemrës time e jasht saj nuk shifen fare. Ti që mungove që nga femijeria ime, vesh fustan të bardh si engjell dhe te lutem mos u vono sepse ti do të fillosh këtë darkë, duke cakruar gotën e para me mua, për gjithë ato ditë që stë kam parë e me ke munguar për gjithë ato lot që nuk u larguan kurrë nga fytyra ime, e për dashurin më të sinqert.

Por te lutem mos blej biletën kthyse për në qiell më. E ti baba i dashur që për mụa ishe një hero i vërtet vesh një sako të bukur me lule, dhe eja sonte të festojmë gjithe sukseset e gezimet që nuk patem mundësi ti festonim kurrë gjithë së bashku. Atë sako me lule ta sugjeroj sepse çdo petale e luleve simbolizon sa herë bëre të buzeqesh një vajzë jetime. Nisu tani dhe mos u vono sepse pa ty asgjë për mua s’ka kuptim. Ti që s’ke emer por që trondite disa herë zemrën time, eja dhe merr me vete gjithe ata që më goditën në mirësin time, e që prej tyre mësova që duhet të jesh jo gjithmonë njeri i mirë.

Por secilit thuaj le të marr nga një laps që të nënshkruan mbi dhimbjet që kalova nga ata e që pas tyre ndoshta lëndova dikënd që meritoj të isha njeri i mirë. Veshni fustana dhe tesha të zeza sepse humbet një mike të mirë një shok besnik e që për fat të keq bota kurrë s’të fal dy herë të njëjtën dhurat. Mbani zi për veten sonte kurrë pa dashur do kuptoni kush isha dikur për ju. Faleminderit që fal juve përjetova gëzime, dashuri, lot, emocione, dhimbje, zhgënjime dhe se pa ju romani im jetësore do ishte i shprazet, andaj me një gotë të cokruar do falemnderoj që ju njerzit e mirë me kompletuat shpirtin, kurse ju të tjeret më falët eksperiencë. Të ftuar janë edhe ata që më humben rastesisht nga jeta po jo ata që zgjodhën vet. Ti që qeshe në ditët kur unë qaja eja edhe ti buzeqesh sonte kur unë do buzëqeshi përsëri, shkruan këngëtarja në postimin e saj.

Linku: https://www.instagram.com/stories/morenataraku/2553254146838155597/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/morenataraku/