Antonela dhe Atdheu janë rikthyer sërish në qendër të vëmendjes.
Pas sherrit që patën pak kohë më parë, duket se gjërat mes tyre janë sqaruar për mirë dhe tashmë që e kanë falur njëri tjetrin, janë duke u frekuentuar dhe duke e shprehur hapur pëlqimin që kanë.
Antonela ka zbuluar se që në fillim ka pasur një pëlqim për Atdheun dhe pas rikthimit të tij ajo i kërkoi falje për gjithë ofendimet që i ka drejtuar.
Ndërkohë përveç pëlqimit në studio, ata kanë filluar të ngacmohen edhe në prapaskenë.
Në një video që po qarkullon aktualisht në rrjet, Antonela ndodhet e ulur në prehërin e Atdheut dhe të dy duken shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri tjetrit.
Më pas shihen teksa përqafohen dhe Atdheu afrohet ta puthë në qafë.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=1HJ0IgN4iks
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CNsQvjory8I/