Ndarja e Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez ishte nga më të komentuarat në rrjet.
Arsyeja që çifti vendosen të ndaheshin paska qenë thyerja e besimit mes tyre dhe një pjesë e miqve të tyre të afërm e konfirmuan.
Aktorja 51-vjeçare ishte e tmerruar në ditët e fundit të marrëdhënies së tyre dhe nuk mendonte se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex.
Sipas mikut të Jennifer, ajo ishte në vendin e vendimmarrëses kur erdhi puna për t’i dhënë fund marrëdhënies të cilën ata e konfirmuan zyrtarisht.
‘Ajo insistoi në të. Ka shumë çështje që janë të pazgjidhura,’ thanë ata.
Edhe pse Alex, 45 vjeç, fluturoi për në Republikën Dominikane – ku ajo është duke filmuar komedinë Shotgun Wedding – për t’u përpjekur të riparojë çarjet në marrëdhëniet e tyre. Mendohet se çështjet e besimit tek ta kanë qenë mjaft serioze sa nuk pritet një bashkim sipas miqve më të afërm.
‘Ajo nuk ka qenë mirë dhe nuk mendoi se ishte në interesin e saj më të mirë të qëndronte me Alex’, ka thënë një mike e ngushtë e këngëtares.
Linku: https://people.com/music/jennifer-lopez-ended-alex-rodriguez-engagement-couldnt-fully-trust-him/
Burimi i fotos:
https://www.google.com/search?q=jennifer+lopez+alex+rodriguez&sxsrf=