Home ShowBiz U gjet edhe binjaku i Julit, ky aktor i famshëm është sozia e tij
U gjet edhe binjaku i Julit, ky aktor i famshëm është sozia e tij
0

U gjet edhe binjaku i Julit, ky aktor i famshëm është sozia e tij

0
0

Të gjithë e kemi një sozi diku nëpër botë dhe disa madje kanë mundësinë ta gjejnë personin me të cilin ngjajnë thuajse plotësisht.

Edhe Juli, kandidati i “Përputhen” e ka një sozi dhe kjo është zbuluar falë një fotoje të tij të vjetër kur ishte një student me flokët e shkurtër.

Kjo foto e tij është e vitit 2012 kur ai ishte student dhe ku ngjan thuajse në mënyrë identike me aktorin e famshëm spanjoll të serialit Casa De Papel, Jaime Lorentelo që në këtë serial luan rolin e Denver.

Juli ka ndarë në instagram një foto montazh që i krahason të dy bashkë dhe që duken identic.

“I gjetën dhe Julit binjakun e tij të famshëm, aktor spanjoll, të njëjtën moshë kanë të dy 29 vjeç, nuk e di por mua realisht më ngjajnë shumë këta të dy”, thuhet në foton e postuar nga një fans i Julit.

Vetë ai pasi ai e ka rihedhur foton në instagramin e tij shkruan: “Thashë dhe unë me kë ngjaja”.

juli

Link: https://www.instagram.com/aventuratejulit/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CLWE-qngcnK/