Home Lifestyle Parashikimi i yjeve për sot, 28.04.2021
Parashikimi i yjeve për sot, 28.04.2021
0

Parashikimi i yjeve për sot, 28.04.2021

0
0

Dashi

Kohët e fundit në dashuri jeni duke  hasur polemika, por çiftet e qëndrueshme do ti kalojnë pa probleme. Në punë me favorizimin e yjeve gjithçka do të shkojë sipas planeve.

Demi

Nëse zemra juaj është vetëm, sot është dita ideale për të kuptuar arsyen dhe për të reflektuar mbi të. Sa i takon punës priten të reja interesante në pjesën e dytë të ditës.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve duhet të përpiqen të kuptojnë gjatë pjesës së parë të ditës se çfarë ju intereson në të vërtetë. Lidhur me punën, sot është dita ideale për të rinovuar një kontratë, apo për të firmosur një marrëveshje të re.

Gaforrja

Sot është dita ideale për të zgjidhur çështjet e zemrës të cilat kohët e fundit kanë filluar t’ju shqetësojnë. Në punë duhet të qëndroni pozitiv dhe ti shikoni gjërat me optimizën.

Luani

Nëse keni një partner do të keni shumë gjëra për t’u ankuar sot, ndërsa nëse jeni një familje, çështja financiare është problemi kryesor. Duhet ti merrni gjërat me qetësi dhe ti pranoni ashtu siç janë.

Virgjëresha

Dita e sotme premton mirë, përpiquni të shtyni një përballje në dashuri për një ditë më vonë. Në punë mund të keni një propozim të ri. Brenda dy muajve të ardhshme mund të përballeni me një ndryshim.

Peshorja

E mërkura do të jetë një ditë interesante për të lindurit në shenjën e Peshores. Në ditët e fundit të këtij muaji do të përjetoni momente të bukura në fushën e ndjenjave. Jupiteri dhe Saturni do të kthehen në favorin tuaj javës që vjen.

Akrepi

Hëna është në shenjën tuaj, por Venusi do të rikthehet sërish në datë 9 maj. Dashuria është në ajër. Sa i takon punës ka shumë gjëra për të bërë, por idetë nuk do t’ju mungojnë.

Bricjapi

Hëna është në favorin tuaj dhe fundjava e ardhshme do të jetë shumë interesante sa i takon dashurisë. Në punë do të ishte më mirë të përqëndroheshin në mundësi konkrete.

Ujori

Planetet nuk janë në favorin tuaj dhe që prej 19 prillit po kuptoni se diçka nuk shkon ashtu siç duhet. Në punë duhet të numëroni deri në 10 përpara se të merrni vendime të nxituara.

Peshqit

Hëna ende prezente në shenjën tuaj do të vazhdojë të jetë në një pozicion të favorshëm dhe shumë shpejt do të keni një takim të veçantë. Në punë këto ditë janë shumë të rëndësishme.

Link: https://www.today.it/oroscopo/oroscopo-paolo-fox-oggi-28-aprile-2021.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/cold-snow-light-nature-6806443/