Home Aktualitet Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta këngëtari i njohur
Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta këngëtari i njohur
0

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta këngëtari i njohur

0
0

Ndahet nga jeta në moshën 76- vjeçare artisti i mirënjohur shkodran Berhan Nehanit.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije Voltana Ademi në rrjete sociale.

Humbja e tij nuk është e trishtë vetëm për familjarët por për të gjithë vendin tonë.

Kontributi që artisti i ka lënë artit do ta mbajë gjithmonë gjallë në memorjen tonë.

Postimi i plotë i Voltana Ademit:

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.

Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.

Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.

Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin Berhan Nehani.

Linku: https://www.facebook.com/ademi.voltana

Burimi i fotos: https://unsplash.com/