Home ShowBiz Nga momenti më i vështirë tek njohja me partneren, Lorik Cana vjen me një rrëfim pa dorashka
Nga momenti më i vështirë tek njohja me partneren, Lorik Cana vjen me një rrëfim pa dorashka
0

Nga momenti më i vështirë tek njohja me partneren, Lorik Cana vjen me një rrëfim pa dorashka

0
0

Lorik Cana mbetet legjenda e futbollit shqiptar pavarësisht se prej kohësh ka hequr dorë. Ai së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Jashtë Loje’ ku ka ndarë disa momente të veçanta nga jeta e tij.

Ai prej kohësh është shkëputur nga vendi ynë për të jetuar në Itali. Cana ka rrëfyer se si është njohur me partneren e tij Monica.

‘Momenti i njohjes me bashkëshorten ishte në një restorant, ku ajo ishte ulur përballë meje dhe pothuajse për dy tre orë gjatë darkës, jemi parë dhe pastaj ja kam kaluar numrin tim nëpërmjet menaxheres së restorantit, jemi dëgjuar ndërkohë unë kam ardhur në Shqipëri dhe pasi jam kthyer, jemi takuar dhe tani jemi bashkë që prej 10 vitesh’- tha Loriku.

Ndër të tjera ai ka treguar se momenti më i vështirë i tij ishte pamundësia për të parë familjen me vite për shkak se Kosova ishte e bllokuar në atë periudhë.

Dyshja kanë një vajzë dhe një djalë të rritur tashmë. Edhe pse vitet kalojnë çifti duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=AbBSjnYTvZw

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/lorikcana/