Home ShowBiz E kanë fyer dhe quajtur rrugaçe, Sindi zbulon përse nuk është larguar përpos ofendimeve
E kanë fyer dhe quajtur rrugaçe, Sindi zbulon përse nuk është larguar përpos ofendimeve
0

E kanë fyer dhe quajtur rrugaçe, Sindi zbulon përse nuk është larguar përpos ofendimeve

0
0

Sindi është një prej vajzave të “Përputhen” që më shumë se kushdo tjetër është përfshirë në debate të ashpra si me konkurentët ashtu edhe me opinionistin Arjan Konomi.

Ky i fundit në shumë raste ka shpërthyer edhe në ofendime ndaj saj dhe madje në një rast ai e ka quajtur edhe rrugaçe, të paktën kështu pretendon ish opinionisti Meridian Ramcaj i cili ka reaguar përmes një statusi duke i dalë në mbrojtje Sindit.

Kjo e fundit pasi e ka rishpërndarë statusin e tij ka vendosur të reagojë duke treguar arsyet përse nuk largohet nga emisioni pavarësisht ofendimeve të shumta.

“Për të gjithë ata që më keni shkruajtur vazhdimisht përse unë vazhdoj të qëndroj në program përpos ofendimeve të njëpasnjëshme. Unë kurrë nuk kam pranuar të dorëzohem përpara një sfide. Dua që të gjithë të dini se jeni më të fortë se sa ju kujtoni dhe mos lejoni askënd t’ju pengoj apo t’ju thotë ndryshe sado presioni është i madh. Ju jeni mjaftueshëm dhe ju mundeni. Sado mund të fshihesh pas një maske e vërteta triumfon. I drejti zhytet por nuk mbytet. Ju dua pafund të gjithëve që keni qenë gjithmonë pranë meje dhe më keni mbështetur”, shkruan Sindi duke treguar kështu se nuk është tip që dorëzohet pavarësisht sfidave.

Cindyyy

Link: https://www.instagram.com/_cindyloci_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMuvX6eHQeNJio3_2M3XIfjI_PqsWN2GMYXIOw0/