Home ShowBiz Salsano thumbon Rezatin dhe i del në mbrojtje Aleksit
Salsano thumbon Rezatin dhe i del në mbrojtje Aleksit
0

Salsano thumbon Rezatin dhe i del në mbrojtje Aleksit

0
0

Një ditë më parë aktori Rezart Veleshnja hodhi dyshime mbi orientimin seksual të aktorit Aleks Seitaj duke u nisur nga një këngë parodi e këtij të fundit.

Aleksi ka reaguar lidhur me këtë deklaratë të tij duke shpjeguar se ai është aktor dhe se kur i kërkojnë të bëjë një parodi kundrejt një shume të caktuar nuk ka përse të mos e realizojë një gjë të tillë.

Ai shtoi gjithashtu se parodia është bërë për një publik të huaj dhe nuk mund të shihet nga një publik nën 18 vjeç.

Aktori ka marrë mbështetje nga shumë miq, kolegë dhe fansa të cilët kanë lavdëruar punën e tij krijuese.

Në mbrojtje të tij ka dalë edhe Salsano Rrapi i cili ka postuar një nga skeçet e tij ku luan rolin e një femre me emrin Vivian.

“Unë jam Vivi dhe përshëndes Veziren dhe të gjithë ata aktorë që nuk bëhen dot si Vivian dhe Vezirja”, shkruan Salsano duke thumbuar kështu edhe Rezartin për aftësinë e tij si aktor.

Link: https://www.instagram.com/salsanorrapi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CL9SSTXne38/

https://www.instagram.com/p/CEMzSSHh53r/