Menjëherë pasi Sara dhe Geliani u deklaruan për njëri tjetrin, Sara i habiti të gjithë teksa postoi një video e më pas një foto me Atdheun.
Ajo që i habiti të gjithë është një deklaratë që ajo bëri në foton me Atdheun ku deklaronte se pavarësisht debateve ata nuk rrinë dot larg njëri tjetrit.
Kjo deklaratë tingëlloi pak e çuditshme duke pasur parasysh faktin që ajo u deklarua për Gelianin, madje edhe vetë ai ka vendosur të reagojë duke e thumbuar publikisht Sarën.
Ai ka postuar në instagram një foto të një vajze përpara maskave ndërsa shkruan: “Cilën fytyrë përdore sot”
Duke pasur parasysh se çfarë ndodhi me Atdheun duket se ky mesazh i dedikohet Sarës.
Kjo e fundit nuk ka reaguar ende dhe as nuk është sqaruar se çfarë ka dashur të thotë me mesazhin kundrejt Atdheut.
Link: https://www.instagram.com/gelian_rajku/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CN5IVIRMS7X/