Home ShowBiz “Mos u martoni…”, Andi bën deklaratën e papritur me Melisën pranë
“Mos u martoni…”, Andi bën deklaratën e papritur me Melisën pranë
0

“Mos u martoni…”, Andi bën deklaratën e papritur me Melisën pranë

0
0

Andi dhe Melisa më në fund e pranuan hapur lidhjen e tyre dhe që prej atij momenti i shohim teksa ndajnë vazhdimisht me ndjekësit foto dhe video me deklarata të ndryshme dashurie.

Së fundmi Melisa ka ndarë me ndjekësit disa video teksa ndodhet në shtëpi me Andin i cili është shtrirë në divan duke luajtur playstation dhe kjo duket se e ka mërzitur disi Melisën, pasi po ndihet e lënë pas dore.

Ajo ka shkruar me humor krahas videove të Andit, se po kërkon të shesë një playstation.

Veç këtyre videoje ajo ka ndarë me fansat edhe një video tjetër ku lexon një mesazh të rënë në një nga pusullat që vendosen nëpër kafe ku shkruhet: “Sekreti për të shkuar dakord me femrat është të pranosh se e ke gabim”, një mesazh ky që Melisa e konfirmon duke i thënë Andit se që të shkojë mirë me të duhet ta pranojë vazhdimisht që ajo ka të drejtë.

Andi në fund të videos dëgjohët të thotë duke qeshur: “Ja pse them unë mos u martoni”

Link: https://www.instagram.com/andi.sh2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CMUKQtPhalDLFtXWjeWZt2SJuGABh_txD34e6w0/

https://www.instagram.com/p/CMXR0nQlf8qVl68I-Ozo-1oZzwQEuBWPL_ShOo0/