Home Lifestyle Parashikimi i yjeve për sot, 8.5.2021
Parashikimi i yjeve për sot, 8.5.2021
0

Parashikimi i yjeve për sot, 8.5.2021

0
0

Dashi

Nëse jeni single këtë fundjavë do të keni shumë mundësi falë hënës dhe venusit në pozicion të favorshëm. Çiftet e qëndrueshme duhet të përpiqen të qëndrojnë më shumë bashkë. Në punë largoni mendimet negative.

Demi

Në këtë ditë mundohuni të qëndroni larg tensioneve. Disa probleme familjare duhet ti zgjidhni me qetësi. Në punë do të ketë pak konfuzion, nëse nuk jeni të sigurt për të ndryshuar mos e bëni.

Binjakët

Të lindurit nën shenjën e Binjakëve mund të njohin dikë special këtë fundjavë. Keni një dëshirë të madhe për t’u ndier i dashuruar. Në punë mund të dalë ndonjë problem, por do ta zgjidhni pa sforco.

Gaforrja

Hëna sot do të jetë e pazakontë, kështu që duhet të jeni të kujdesshëm. Sa i takon punës duhet të reflektoni sidomos nëse keni probleme financiare.

Luani

Me hënën në pozicion të favorshëm sot jeni të mbushur me energji. Mos çoni dëm mundësi të mira pune. Kjo fundjavë do të jetë e mirë për të rivendosur strategji të reja që falë Venusit në shenjën tuaj do të kenë një përfundim pozitiv.

Virgjëresha

Të lindurit nën shenjën e virgjëreshës kanë Venusin në pozicion të kundërt dhe për këtë arsye dita do të shkojë mes polemikave. Në punë duhet të jeni të duruar por duhet të tregoni kujdes në raportet me persona të shenjës së  peshqve, shigjetarit dhe luanit.

Peshorja

Kjo fundjavë do të jetë shumë e bukur për çiftet që kanë rigjetur stabilitetin e tyre, kjo falë Venusit në pozicion të favorshëm. Në punë do të ketë të papritura, por gjithçka do të zgjidhet pa problem.

Akrepi

Venusi nuk do të jetë më kundër, kështu që mund ti jepni përparësi ndjenjave. Në punë do të donit shumë të ndryshonit diçka pasi jeni shumë të lodhur nga e njëjta rutinë.

Shigjetari

Të lindurit nën shenjën e Shigjetarit me hënën në pozicion të favorshëm do të zgjidhin sot çdo mosmarëveshje me partnerin. Në punë kreativiteti do të jetë në nivele shumë të larta dhe kjo do të vihet re në rezultatet që do të arrini.

Bricjapi

Sot mund të përfshiheni në konflikte shumë kollaj kështu që do të bëni mirë të qëndroni larg situatave të komplikuara. Edhe pse në punë keni pasur probleme kohët e fundit, mos u shqetësoni sepse gjithçka do të përmirësohet.

Ujori

Hëna në shenjën e ujorit do të favorizojë ndjenjat dhe do t’ju bëj të rijetoni pasione që mendonit se nuk i kishit më. Ky moment është i bukur edhe sa i takon punës që po ecën mjaft mirë, por edhe nëse del ndonjë problem ju do ta kaloni shumë lehtë.

Peshqit

Këtë fundjavë duhet të evitoni diskutimet me partnerin. Në aspektin profesional mos i nënvleftësoni propozimet e reja që do t’ju bëjnë, sepse në një të ardhme mund t’ju çojnë shumë larg.

Link: https://www.firenzetoday.it/attualita/oroscopo-paolo-fox-8-maggio-2021.html/pag/3

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/DFrlRyLhCOQ