Home ShowBiz Në mes të suksesit, Bebe Rexha nuk harron të flasë për traditat shqiptare
Në mes të suksesit, Bebe Rexha nuk harron të flasë për traditat shqiptare
0

Në mes të suksesit, Bebe Rexha nuk harron të flasë për traditat shqiptare

0
0

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të dashura për vendin tonë dhe jo vetëm. Talenti dhe arritjet e saj kanë bërë krenarë të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.  Pak ditë më parë Bebe ka lançuar albumin e saj të fundit “Better Mistakes” dhe nuk kanë munguar intervistat për prommovim. Në një intervistë të fundit të dhënë për“Los Angeles Times” përpos suksesit këngëtarja ka folur mbi traditat e vendit tonë.

“Kur të shkoni në një dasmë atje, do të keni një djalë të madh që godet në daulle  dhe më pas do të vijë edhe dikush me klarinetë. Daullet tingëllojnë si: Boom-Chicka-Boom-Chicka-Boom-Boom-Boom”, ka thënë artistja shqiptare.

Bebe ka folur dhe mbi pritjen që kanë traditë shqiptarët t’ia bëjnë një miku apo të afërmi në shtëpi.

“Kur njerëzit vijnë, unë duhet t’u shërbej atyre diçka, edhe nëse ata po punojnë për mua. Në kulturën shqiptare, kur dikush vjen mysafir, ekziston një sistem i hapave se si ju i shërbeni njerëzve. Le të themi se nëse do të kaloni nga shtëpia e mamasë sime, ajo do t’iu mirëpresë, dhe ne duhet të kemi çokollata të vogla, çokollata vërtet të këndshme dhe duhet të shkojmë në sallon për t’ua shpërndarë gjithëve – nga më i vjetri tek më i riu, të gjithë marrin një copë çokollatë. Atëherë më pas unë do të shërbej pije, ujë ose lëngje frutash. Pastaj vendos në tabaka një pjatë të madhe me ëmbëlsira – të gjitha llojet e ëmbëlsirave. Atëherë ndoshta më pas duhet të bëj kafe dhe do të shërbej kafe me tortë. Dhe pastaj e përfundoni me fruta”, tregon Bebe.

Linku: https://www.latimes.com/entertainment-arts/music/vtaoh1arboi-123

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/beberexha/