Home ShowBiz ‘Zjarr në shpirt’, Alban Skënderaj publikon hitin e verës
‘Zjarr në shpirt’, Alban Skënderaj publikon hitin e verës
0

‘Zjarr në shpirt’, Alban Skënderaj publikon hitin e verës

0
0

Alban Skënderaj është një nga zërat më të spikatur të muzikës shqiptare. Ai ka një jetë që sjell projekte të veçanta dhe me një standart mjaft të kuruar për të gjithë adhuruesit e muzikës së tij.

Këngëtari pak më parë ka lançuar projektin e fundit që titullohet ‘Zjarr në shpirt’.

Kënga është një dedikim dashuri dhe me siguri do të kthehet në një nga të preferuarat e ndjekësve dhe jo vetëm.

Albani numëron pafund këngë në repertorin e tij të cilat kanë pasur një debutim të fuqishëm tek të gjithë grupmoshat. Projekti i tij i fundit me siguri do të jetë një nga hitet e verës që do ta dëgjojmë në çdo dalje.

Pandemia i ka kushtëzuar këngëtarët për të performuar në skenë. Me ardhjen e verës Albani do të ketë mundësi që ti rikthehet performancave për të dhuruar emocione drithëruese.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=c3kB8PavsrU

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/albanskenderaj/