Home ShowBiz Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet e para
Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet e para
0

Pak orë na ndajnë nga finalja e madhe, Anxhela Peristeri rrëfen emocionet e para

0
0

Anxhela Peristeri prej ditësh ndodhet në skenën e Erovisionit ku ka bërë provat e para dhe nga reagimet e saj kuptojmë se gjithçka po shkon shumë mirë. Këngëtarja do të na përfaqësojë me këngën Karma. Ajo do të ngjitet në skenë me datë 18 dhe 20 maj ku do të jetë e 11 në rradhë për të kënduar.

Së fundmi Anxhela ka qenë e ftuar në ‘Wake Up’ ku ka ndarë emocionet e para të skenës së madhe.

“Deri tani kanë shkuar mirë të dyja provat, kanë qenë shumë shumë mirë. Edhe tapeti kuq shkoi shumë mirë. Por, gjithmonë je me atë ankthin obobo mos ndodhë kjo, mos ndodhë ajo, derisa të mbarojë e gjitha.

Unë personalisht kam shkuar, sepse doja ta jetoja këtë eksperiencë. Pasi fitova festivalin e këngës isha shumë e lumtur që do jetoja një eksperiencë të tillë. Ne jemi një vend i vogël dhe skena e Eurovisionit për ne është një arritje e madhe.

Një tjetër shqiptar që konkurron është Gjon’s Tears, edhe ai është favorit për të fituar, konkurron për Zvicrën”, u shpreh Peristeri.

Linku: https://www.instagram.com/p/CO98nyvHJ4c/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/