Shumë pak orë na ndajnë nga performanca e Anxhela Peristerit në Eurovision. Mediat kanë pasur në fokus festivalin dhe jo të gjithë e kanë trajtuar në kontekst pozitiv.
Në një prej paraqitjeve të saj, Anxhela ka bërë shqiponjën dykrenare si simbol i vendit tonë. Ky detaj i këngëtares shqiptare, ka sjellë reagime nga serbët, të cilët i dedikuan një artikull dhe sipas “Novosti-t”, ky veprim u cilësua si provokim.
‘Skandal në Eurovision: Simboli i Shqipërisë së madhe, një provokim i turpshëm para gazetarëve’, ishte titulli i medias serbe.
Ardit Gjebrea ka reaguar mbi këtë artikull të çuditshëm që po bën shumë zhurmë në mbarë globin.
Ai ka publikuar një foto nga artikulli në Instagram dhe ka shkruar: “Përfundimisht, këta janë të sëmurë mendorë”.
Linku: https://www.instagram.com/stories/arditgjebrea/2577385424976934716/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arditgjebrea/