Home ShowBiz Kualifikohet në finale, Anxhela Peristeri shumë pranë ëndrrës së madhe
Kualifikohet në finale, Anxhela Peristeri shumë pranë ëndrrës së madhe
0

Kualifikohet në finale, Anxhela Peristeri shumë pranë ëndrrës së madhe

0
0

Anxhela Peristeri ka dhuruar një performancë drithëruese mbrëmjen e djeshme në Eurovision.

Këngëtarja është kualifikuar e para për finalen e Eurovisionit duke na bërë krenarë të gjithëve me këtë arritje.

Së bashku me Shqipërinë, në finale u kualifikuan edhe: Serbia, Bullgaria, Moldavia, Portugalia, Islanda, San marino, Zvicra, Greqia dhe Finlanda.

Ndërkohë në gjysmëfinalen e parë arritën të kalojnë në finale këto shtete: Norvegjia, Izraeli, Rusia, Azerbajxhani, Malta, Lituania, Qipro, Suedia, Belgjika, Ukraina.

Kujtojmë se këngëtarja na përfaqësoi me këngën ‘Karma’ e cila është shkruar nga Olti Curri dhe kompozuar nga Kledi Bahiti. Finalja e madhe do të mbahet me datë 22 maj dhe të gjithë mezi po presim  për të parë se kush do të prekë ëndrrën e madhe.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPG6kwDj2ei/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/