Shqipja dhe Atdheu janë përballur me njëri-tjetrin në studion e Përputhen. Kujtojmë se dyshja kanë pasur një përplasje të fortë mes tyre saqë situata agravoi në përplasje karrigesh.
Skemat e sherrit që nga ajo kohë nuk u publikuan asnjëherë të plota dhe gjatë kohës kemi parë thumba dhe deklarata të forta mes tyre.
Sonte janë publikuar të gjitha prapaskenat e sherrit mes tyre dhe nuk ke çfarë të dëgjosh të sharat dhe banaliteti janë kryefjala e videos.
Të vënë përballë tyre dyshja duket se kanë reflektuar që nga ajo kohë dhe kanë sqaruar të gjitha hatërmbetjet mes tyre.
Ata e kanë pranuar se e kanë tepruar me këtë sjellje por gjithçka me sa kuptojmë i përket të shkuarës sepse dyshja prej kohësh janë parë nën shoqërinë e njëri-tjetri.
Linku: https://www.instagram.com/p/CPWAy09hh9g/?utm_source=ig_web_copy_link
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/shqipehysenaj/