Home Lifestyle Trendet e dekoreve të dasmave që do të çmendin çiftet këtë verë
Trendet e dekoreve të dasmave që do të çmendin çiftet këtë verë
0

Trendet e dekoreve të dasmave që do të çmendin çiftet këtë verë

0
0

Dasmat private.

Dasmat mikro janë trend i vitit 2021 për shkak të pandemisë. Ne gjatë vitit të shkuar kemi parë shumë dasma intime por këtë vit do të  befasoheni pasi një ceremoni e tillë është më e preferuara.

Ngjyrat.

Autoriteti i ngjyrave në botë, zgjodhi 2 ngjyra të bukura që plotësojnë shumë mirë njëra-tjetrën për të qenë ngjyrat e vitit 2021. Njëra është ngjyra gri e shndritshme dhe tjetra është verdha e fortë.

 

Detajet me përmasa të mëdha.

Çiftet këtë vit janë të apasionuar pas dekoreve me përmasa të mëdha që tërheqin nga larg vëmendjen dhe që dhurojnë një atmosferë madhështore.

Ambjentet në formë shtëpize.

Ambjentet romantike mbesin gjithmonë në modë dhe këtë vit një pjesë e madhe e dekoreve do të jenë të prirur rreth shtëpizave të mbuluara me drita të cilat i japin një atmosferë unike.

Dasma në shtëpi.

Dasmat në shtëpi do të jenë trendi i këtij viti dhe çiftet do të bëhen më kreativ, do të shohim shumë dasma romantike dhe të bukura në ambjentet e shtëpisë.

Dasmat bohemiane.

Dasmat bohemiane janë një trend më i madh në 2021. Do të shohim shumë më tepër nga ky dekor ku gjithçka ngjan me një pyll të gjelbërt të ndërthurur me nuancat më të bukura të natyrës.

Linku: https://www.arabiaweddings.com/tips/wedding-decor-trends-2021-we-love

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-kissing-2253870/