‘Kënga Magjike’ si çdo festival në vendin tonë pas finales shoqërohet me një lëmsh të madh zënkash mes tyre.
Fitorja e Alban Ramosajt ka bërë që juria dhe artistët të revoltohen mes tyre në biseda të ashpra.
Kozeta Kurti ishte anëtare e jurisë dhe nuk ka kursyer disa thumba të fortë për mënyrën se si funksionon muzika në vendin tonë dhe pazaret që bëhen mes tyre.
Ajo u shpreh se Albani nuk ishte në lartësinë e duhur sa të rrëmbente çmimin e parë, megjithatë nuk ngurroi të theksonte se artistët mes tyre bëjnë pazare pikësh dhe prandaj jemi këtu ku jemi.
Flori ka reaguar ashpër pas të gjithave
‘Një shkrim i nxituar nga mllefi Koke krib! Ftoj të gjithë syleshët që morën pjesë në festival, që nga fituesi e deri te ata që nuk patën mundësi të kualifikohen, të mos ndihen sy lesh! Kam shkëputur nga shkrimi vetëm thikat e panevojshme. Çfarë arrogance për të gjithë ne syleshët që mbetëm në dorën tënde, të na votosh dhe të na vendosësh epitete më pas! Bravo! Të lumtë! Mbase e meritojmë të na votosh si të duash, por të lutem mos e mpreh shpatën pa numëruar deri në 10. Si mikeshë që të kam, edhe pse nuk shquhem për të numëruar deri në 10 po e bëj’.
Replikat nuk kanë munguar nga Kozeta.
‘Qyqja! Zemër! Muzika është më e madhe se Kënga Magjike. Refleksioni është përtej KM, ndonëse e drejta e interpretimit është tërësisht personale. Më vjen vêrtetë keq që etiketohesh sylesh. Sylesh është çdo profil pa identitet në rrjete sociale’, ka shkruar Kozeta.
Kujtojmë se një ditë më parë dhe Gjebrea u shpreh i pakënaqur me projektet që u prezantuan ku të gjitha ishin balada dhe mungonte larmishmëria dhe ritmi veror ndryshe nga gjithë festivalet që bëhen në mbarë botën.
Pakënaqësi të tilla shikohen në çdo festival që ndodh në vendin tonë ku pazaret që zhvillohen në prapaskenë përkthehen në një mllef të madh pas finaleve. Mjaftojmë të kujtojmë rastin e fitores së Arilena Arës e cila i bëri të gjithë lëmsh pak vite më parë.
Linku dhe Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kengamagjikeofficial/