Home ShowBiz Çfarë ndodhi? Arbana Osmani uron të birin nga spitali
Çfarë ndodhi? Arbana Osmani uron të birin nga spitali
0

Çfarë ndodhi? Arbana Osmani uron të birin nga spitali

0
0

Arbana në festën e ‘1 Qersorit’ ka zgjedhur të bëjë një urim të veçantë për të gjithë fëmijët.

Ajo ka postuar një foto me të birin Jonin nga shtrati i spitalit. Djali i saj është operuar për bajamet.

Bashkangjitur moderatorja ka dhënë dhe një mesazh të madh për të gjithë prindërit.

‘Sot në këtë 1 Qershor (një ditë pasi operuam bajamet me sukses) e vetmja gjë që uroj për të gjithë fëmijët është shëndet. Mendimi im shkon për të gjithë prindërit te cilët përballen dhe vuajnë problemet shëndetësore të të vegjëlve të tyre. Zoti ju dhëntë forcë e durim. Gëzuar 1 qershorin’, -ka shkruar Arbana.

Së fundmi moderatorja ka qenë një nga emrat më të lakuar që diskutohet se do të prezantojë ‘Big Brother Vip’ i cili do të fillojë trasmetimin në tetor. Mbetet të presim një konfirmim zyrtar nga ana e tyre për të konfirmuar të gjitha dyshimet.

Linku: https://www.instagram.com/p/CPkatU1grIH/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/arbanao/