Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të spikatura për ekranet tona. Ponari shpesh mundohet të mbajë një raport të afërt me ndjekësit e saj në bashkëbisedime të ndryshme.
Së fundmi ajo ka treguar se përveç ekranint planifikon që ti futet dhe politikës.
Teksa ndjekësi e pyet nëse do të merresh ndonjëherë me politikë, moderatorja i përgjigjet: ‘Mundem dhe do ta bëj.’
Ndër të tjera moderatorja ka treguar të papriturën që i ka ndodhur në mbrëmjen e maturës. Fjoralba qenka munduar që të zgjedhë fustanin më të veçantë dhe unik për mbrëmje dhe kur ia ka parë shoqes së saj gati sa nuk i ka rënë pika. Ajo sugjeron për të gjithë maturantët që ta qepin fustanin në mënyrë që ta kenë sa më unik dhe mos të përjetojnë një situatë të ngjashme me të.
Fjoralbën e shikojmë teksa hedh hapa të sigurtë në botën e ekranit dhe moderimi i Portolkallisë është një prej tyre megjithatë me sa kuptojmë planet e saj për të ardhmen shkojnë përtej mundësive që kemi parë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fjoralba.ponari/2588004917709258363/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/