Home ShowBiz Meghan Markle sjell në jetë vajzën, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes
Meghan Markle sjell në jetë vajzën, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes
0

Meghan Markle sjell në jetë vajzën, zbulohet emri i veçantë i vogëlushes

0
0

Princi Harry dhe Meghan Markle janë bërë prindër për herë të dytë. Meghan ka sjellë në jetë një vajzë, të cilën çifti e ka pagëzuar me emrin Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor.

Lajmi është bërë i ditur nga një zëdhënës i dukës dhe dukeshës.

Meghan dhe Harry i kanë vendosur vajzës emrin Lilibet, në nder të Mbretëreshës Elizabeth dhe emrin e dytë Diana në kujtim të mamasë së Harry-t.

Zëdhënësi tha në një deklaratë se Meghan dhe vajza janë mirë dhe ndodhen në shtëpi. Ajo dhe Harry po shijojnë këtë moment dhe falenderojnë të gjithë për urimet.

‘Ky është fëmija i dytë për çiftin, i cili gjithashtu ka një djalë dy vjeçar me emrin Archie Harrison Mountbatten-Windsor.

Meghan dhe Harry shkruan në web faqe:

‘Më 4 qershor, ne u bekuam me ardhjen e vajzës sonë, Lili. Ajo është më shumë sesa mund ta kishim imagjinuar ndonjëherë, dhe ne mbetemi mirënjohës për dashuri dhe lutje që kemi ndjerë nga i gjithë globi. Faleminderit për mirësinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme gjatë kësaj kohe shumë të veçantë për familjen tonë.’

Mbretëresha Elizabeth dhe mbretër të tjerë të moshuar, duke përfshirë Princin Charles, Camilla, dukeshën e Cornwall, Princin Wiliam dhe Kate Middleton thuhet se janë “të kënaqur” kur dëgjuan lajmet për lindjen e vajzës së Meghan dhe Harry.

Linku: https://people.com/royals/meghan-markle-prince-harry-welcome-baby-girl-named-lilibet/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/meghanmarkle_official/