Home ShowBiz I ndalojnë lundrimin në Ulqin, Emina Çunmulaj nuk e kursen revoltën ndaj shqiptarëve
I ndalojnë lundrimin në Ulqin, Emina Çunmulaj nuk e kursen revoltën ndaj shqiptarëve
0

I ndalojnë lundrimin në Ulqin, Emina Çunmulaj nuk e kursen revoltën ndaj shqiptarëve

0
0

Emina Çunmulaj nuk ndalet së mbështeturi vendn e saj Ulqinin. Së fundmi modelja ka evidentuar një tjetër problematikë që prek drejtpëdrejtë turizmin vendas.

Eminës i është ndaluar që të lundrojë me jaht në zonën e Ulqinit për shkak të një ligj që ësht vendosur padrejtësisht sipas saj për të gjithë jahtet.

‘A e keni pyetur veten pse ka kaq shumë jahte të mëdhenj në gjithë vijën bregdetare të Malit të Zi përveçse në Ulqin? Tani mësova se agjencitë ju thonë kapitenëve se nuk lejohet që të kalojnë në Ulqin, nuk kanë leje, kështu faji i kujt është ky? A është ky një ligj apo agjencitë e jahteve kanë futur në listë të zezë Ulqinin? Do arrij në krye të kësaj çështje, sepse nuk është e drejtë dhe nuk është korrekte. Pse nuk mund ta ankoroj jahtin tim në Ulqin?

Dhe për ju që thoni wow çfarë problemesh ke’, më besoni ky është problemi juaj më shumë se i imi. Unë jam këtu për 1, 2 muaj dhe pastaj vazhdoj jetoj jetën time, por për dashurinë që kam për vendin tim dhe për njerëzit e mi nuk do të hesht. Nëse ju heshtni dhe nuk flisni do të thotë se gjithë bizneset e turizmit do të shkojnë në bregdetin verior, ndërsa ju në Ulqin nuk do të merrni asgjë. Kështu që vazhdoni heshtni dhe qëndroni siç keni qenë 20 vite më parë,’ shkruan Emina e revoltuar.

Linku: https://www.instagram.com/stories/eminacunmulaj/2598671076789576725/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/