Këngëtarja Fjolla Morina së fundmi ka ndarë një lajm të trishtë me ndjekësit e saj.
Ajo ka humbur gjyshen dhe nëpërmjet disa postimeve në rrjete sociale ka njoftuar miqtë virtual.
‘Me këtë buzëqeshje do të mbajmë mend gjithë jetën! U prehsh në paqe gjyshja ime e dashur. Ditëlindjen tënde nesër do ta festojmë pak më ndryshe. Duart tona të lidhura në momentet e fundit të jetës tënde nuk do t’i harroj kurrë’, shkroi Fjolla krahas fotos.
Kujtojmë se Fjolla dhe Fisniku prej kohësh kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.
Këngëtarja dhe pse është shpallur në kërkim ndërkombëtar, kjo gjë nuk e ka penalizuar që të vijojë jetën e saj pa rënë në pranga.
Linku: https://www.instagram.com/stories/fjolla.morina/2601750855693964011/?hl=en
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjolla.morina/?hl=en