Home ShowBiz ‘Qenie mizore’, Adrola Dushi lodhet nga artikujt për Capital T
‘Qenie mizore’, Adrola Dushi lodhet nga artikujt për Capital T
0

‘Qenie mizore’, Adrola Dushi lodhet nga artikujt për Capital T

0
0

Adrola prej kohësh flitet se është në një lidhje me Capital T. Pak orë më parë modelja mori një surprizë në bregdet dhe mashkullin që fshihet pas kësaj romance nuk e bëri të ditur.

Sapo publikoi fotot të gjithë ndjekësit i kanë vënë vetëm një emër këtij momenti romantik dhe ai ishte i këngëtarit Capital T.

Kjo situatë duket se i ka ardhur në majë të hundës Adrolës dhe pas momenteve të këndshme ka reaguar me një status e irrituar.

‘Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! Qenie mizore!’- shkruan Adrola.

Nga ana tjetër këngëtari ka preferuar të mos japë asnjë deklaratë. Nuk është hera e parë që personazhet mundohen të përgënjeshtrojnë lidhjet dhe më vonë kanë rezultuar super të dashuruar.

Linku: https://www.instagram.com/stories/adroladushi/2601810488202329542/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/