Nuk përballoi dignostikimin e rëndë, ndahet nga jeta këngëtari i njohur
Ylli i Skid Row Johnny Solinger ka vdekur vetëm disa javë pasi ndau diagnozën e tij të sëmundjes së mëlçisë. Këngëtari u nda nga jeta në moshën 55 vjeçare.
Shokët e tij të bandës konfirmuan lajmin e trishtuar në një deklaratë të postuar në Facebook, e cila lexonte: “Ne jemi të pikëlluar kur dëgjojmë lajmin e vëllait tonë Johnny Solinger”, shkruhej në të.
“Unë kam qenë i shtruar në spital gjatë muajit të fundit. Unë jam diagnostikuar me dështim të mëlçisë. Dhe prognoza nuk është aq e mirë shkroi ai pak kohë më parë në rrjete sociale.
“Si me shumicën e muzikantëve, unë nuk kam sigurim shëndetësor dhe është shumë e vështirë të marr kujdesin e duhur pa të.”
Johnny zbuloi se ai nuk kishte sigurim shëndetësor për të paguar shpenzimet e tij mjekësore
Një faqe për mbledhjen e fondeve u krijua për të ndihmuar në mbulimin e shpenzimeve mjekësore të Johnny pasi ai ishte pa sigurim shëndetësor.
‘Unë e di që ai dëshiron të jetojë, dhe fatmirësisht kam besim të plotë në ekipin që kujdeset për të. Ata me të vërtetë po bëjnë gjithçka që është e mundur njerëzisht për të shpëtuar jetën e tij.
Linku: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/breaking-johnny-solinger-dead-skid-24395014
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/