Home ShowBiz E gatshme për të sfiduar të atin, Britney Spears bën lëvizjen e rradhës
E gatshme për të sfiduar të atin, Britney Spears bën lëvizjen e rradhës
0

E gatshme për të sfiduar të atin, Britney Spears bën lëvizjen e rradhës

0
0

Këngëtarja Britney Spears po bën lëvizjen e rradhës për t’i dhënë fund kujdestarisë ligjore të babait të saj. Situata mes tyre është kthyer në kryefjalën e shtypit rozë.

Ajo ka kontaktuar një nga firmat më të suksesshme ligjore për të punësuar një ish-prokuror për ta përfaqësuar atë gjatë betejës ligjore për t’i dhënë fund marrëveshjes që ai ka mbajtur të bllokuar që nga viti 2008.

Nëse firma ligjore merr përsipër kërkesën e këngëtares, hapi i saj do të jetë të paraqesë dokumente në gjykatë për të hequr babanë e saj, Jamie Spears, nga roli i kujdestarit të pasurisë së saj.

Disa javë më parë, Britney ngriti akuza kundër babait të saj duke thënë se ajo e kishte privuar atë nga shumë gjëra gjatë viteve.

Marrëveshja ligjore e vitit 2008 me të atin sipas këngëtares i ka shkatërruar ëndërrat duke mos e lejuar që të sjellë një fëmijë në jetë.

Linku: https://pagesix.com/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQPUH1cAefT/