Home ShowBiz Rikthehen deklaratat e forta, telenovela Mevlan-Ledjana nuk ka mbarim
Rikthehen deklaratat e forta, telenovela Mevlan-Ledjana nuk ka mbarim
0

Rikthehen deklaratat e forta, telenovela Mevlan-Ledjana nuk ka mbarim

0
0

Ledjana së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin Prive për të sqaruar të gjithë lëmshin e krijuar që nga dalja nga PërPuthen.

Ish-konkurrentja në një rrëfim pa doreza ka vendosur të zbulojë më shumë rreth situatës me Mevlanin.

Ajo u shpreh se shkaku i ndarjes së tyre ishte ndërhyrja e Antonelës që sipas saj nuk kishte hequr dorë për asnjë moment nga ky i fundit.

‘Javën e fundit përmbledhëse, mua nuk më kanë ftuar që të bëja një përballje me Mevlanin se ne kishim dalë çift. Produksioni zgjedh Antonelën që të bëjë një përballje me Mevlanin, gjë që se kam kuptuar kurrë se ç’raport kishin ata dhe pse duhej të përballeshin më vonë, duke qenë se në syrin e publikut i kishin mbyllur marrëdhëniet, por në të vërtetë ata nuk i kanë mbyllur asnjëherë marrëdhëniet’, shprehet Ledjana.

Pas Ledjana i nxori zbuluar Mevlani ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ku shkruan: ‘Shumë shpejt do ti merrni vesh të gjitha të vërtetat dhe shkaqet e ndarjes në versionin tim origjinal.’

Telenovela e famës së tyre nuk ka të ndalur dhe na mbetet të presim në vijim për të parë se çfarë do të zbulojë Mevlani në serinë e radhës.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=aWhTogS2d-Q

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/mevlanishabaa/

https://www.instagram.com/ledjanaprengaa/