0
0
Fenomeni i ashtuquajtur ‘liqeni i ftohtë’, i cili shkaktoi përmbytjet vdekjeprurëse në Gjermani dhe Belgjikë solli ndryshime të motit edhe në vendin tonë.
Nata u karakterizua nga një mot me reshje shiu, por pa shkaktuar probleme.
Megjithatë sipas metoalb Shqipëria gjatë ditës së sotme do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme gjatë paradites.
Por mesdita dhe kryesisht pasditja do të sjellin shpeshtim të vranësirave, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit tonë. Nuk do të mungojnë edhe stuhitë afatshkurtra të breshrit.
Linku: https://www.facebook.com/meteoalb
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/brown-wooden-bench-1317258/