Home ShowBiz I ndodh e papritura në udhëtim, këngëtari shqiptar rrëfen ankthin që përjetoi
I ndodh e papritura në udhëtim, këngëtari shqiptar rrëfen ankthin që përjetoi
0

I ndodh e papritura në udhëtim, këngëtari shqiptar rrëfen ankthin që përjetoi

0
0

Alban Ramosaj teksa po udhëtonte me avion ka përjetuar një moment të frikshëm gjatë uljes. Ai ka vendosur ta ndajë këtë moment me të gjithë ndjekësit nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

‘Sapo përjetova një fluturim ku pajisjet e uljes nuk do të vendoseshin dhe kur ata e bënë pak para se të preknim tokën ne u detyruam të ngriheshim përsëri për shkak të një avioni tjetër në korsi dhe sikur të mos mjaftonte kjo, nga krahu i djathtë filloi të dilte tym.

Gjithashtu, teksa ishim afër tokës i dërgova motrës sime gjithë kodet e mia, password-et dhe pinin e bankës. Tani do t’i fshij të gjithë mesazhet’, shkruan Albani teksa me postimin e rradhës ka treguar se ka arritur shëndoshë e mirë në shtëpi.

Fatmirësisht gjithçka ka shkuar mirë dhe këngëtari ka zbuluar se është mirë.

Linku: https://www.instagram.com/stories/albanramosaj/2627264151800100768/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQwcHjaptpO/