Aurela Hoxha vendosi të bëhej nënë në fshehtësi të plotë. Muaj më vonë zbuloi fotot e para me të birin duke i surprizuar të gjithë ndjekësit.
Miku i tij Endrit Mërtiri pak ditë më parë zbuloi emrin e djalit të Aurelës nëpërmjet një statusi në rrjete sociale. Modelja kishte zgjedhur emrin Alaron për të shtrenjtin e saj.
Aurela ka ndarë disa poza me bikini në rrjete sociale dhe çdo gjë mund ta mendojmë por format e saj nuk lënë të kuptohet aspak se është nënë e një djali të porsalindur.
Shtatzania e fshehtë është kthyer në një trend për pjesën më të madhe të vipave. Kujtojmë rastin e Tunës e cila thjeshtë na surprizoi me pozat pas lindjes dhe me siguri një strategji e tillë do të ndiqet nga shumë të tjerë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CSKcvvRqsrV/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/hoxha_aurela/